Celebrities Showbiz

J-Lo dhe Ben Affleck në debutimin e tyre të parë publik si çift…

Diva e muzikës, Jennifer Lopez bëri paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck, që nga ribashkimi i tyre në premierën e “The Last Duel” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia të premten mbrëma. 52-vjeçarja ishte veshur me një fustan të bardhë të zbukuruar me detaje argjendi dhe dukej mjaft elegante.

Ajo u fotografua në tapetin e kuq duke shkëmbyer puthje me partnerin e saj gjatë eventit ku morën pjesë edhe yjet tjerë të famshëm si Matt Damon dhe Jodie Comer. J-Lo tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve me fustanin tërheqës, i cili gjithashtu paraqiste një dizajn të guximshëm. Ajo e kishte kombinuar look-un e saj me një palë këpucë me taka ngjyrë argjendi dhe të larta dhe mbante në dorë një çantë me gurë të ndritshëm.

Ndërkohë Ben dukej shumë elegant, i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë, ndërsa nuk mund të mungonin vështrimet gjithë adhurim partneren e tij, me të cilën u ribashkua në fillim të kësaj vere. Ky është debutimi i tyre i parë zyrtar në një tapet të kuq që nga ribashkimi i tyre.

Filmi “The Last Duel” trajton historinë e vërtetë të Jean de Carrouges, një kalorës francez i shekullit të 14–të, i cili fillon një luftë deri në vdekje me ish-mikun e tij, Jacques Le Gris, i luajtuar nga aktori Adam Driver. Përshtatur nga libri i Eric Jager me të njëjtin titull, personazhi i Jodie Marguerite është gruaja në qendër të luftës, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj de Carrouges akuzojnë Le Gris për përdhunimin e saj.