Food & Drink Health & Beauty

Një lugë vaj ulliri çdo mëngjes dhe thuajini lamtumirë këtyre sëmundjeve!

Ajo çfarë e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopura, sidomos acidit oleik dhe antioksiduesve të ndryshëm. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”. Nëse do të konsumoni një lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni demencën. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

Parandalon gjithashtu kancerin. Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit.. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

Ul nivelin e sheqerit në gjak. Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut. Forcon sistemin imunitar. Antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet. Mbron zemrën. Vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit. Ndihmon në rënien në peshë, ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore se vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit. Vaji i përftuar nga ullinjtë përmban yndyra të pangopura dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse zero. Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur. Pas njëfarë kohe, ai do të humbasë shijen e do të skadojë. Nëse mbahet në shishe plastike, jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj.