Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër arritje për Luiz Ejllin, këngëtarja e njohur shqiptare i beson hapjen e koncertit të saj të shumëpritur!

Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj.

E kur të dëgjoni se cilët do t’i bashkangjiten Elvanës në skenë do të jeni edhe më shumë entuziastë. Elvana ka zbuluar emrat e artistëve të ftuar në koncertin që do të organizojë më 22 qershor dhe janë të gjithë artistët me të cilët ajo ka disa bashkëpunime muzikore. Bëhet fjalë për Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, motra e saj Migena, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Dj Gimmi O.

I pari do të bëj hapjen e koncertit do të jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 17 Qershor në Toskana, Itali, ku do të marrin pjesë 120 të ftuar. Mirëpo mesa duket Luiz Ejlli nuk do të jetë pjesëmarrës në dasmën e tyre dhe kjo sepse në atë datë Luizi ka njoftuar se do të ketë një koncert në New York.