Celebrities Fashion

Një vendim i papritur i Zendaya-s i shokon të gjithë, çfarë po ndodh me aktoren?!

Aktorja bukuroshe Zendaya ka marrë një vendim në lidhje me pjesëmarrjen e saj në eventin më të rëndësishëm siç është ‘Met Gala 2021’.  Gjatë një interviste të dhënë së fundmi ajo është shprehur se nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në mbrëmjen e madhe. Për shkak të pandemisë, edicioni i këtij viti do të jetë pak më ndryshe. Data e zakonshme e ngjarjes ishte 3 maj, por nuk u zhvillua dot.

Në vend të kësaj, një festë më e vogël do të mbahet të hënën më 13 shtator, e cila vjen në mbyllje të Javës së Modës në Nju Jork. Në këtë event ku marrin pjesë artistë nga e gjithë bota, ajo çfarë bëhet pjesa më e rëndësishme është hyrja ku artistët prezantojnë veshjet e tyre në bazë të temës së caktuar. Tema e këtij viti është zgjedhur që të jetë ‘Pavarësia Amerikane’. Kjo temë është kthyer në kod zyrtar të veshjes i cili është shkruar edhe në ftesat e të ftuarve.

Fansat e aktores 25-vjeçare kanë mbetur jashtëzakonisht të zhgënjyer nga veprimi i saj. Zendaya u shpreh se për shkak të një konflikti që ka ndodhur në lidhje me planifikimin, ajo nuk do te jetë në gjendje që të marrë pjesë këtë vit. Gjatë një interviste të përbashkët me aktorin Timothée Chalamet ku së bashku luajnë në filmin ‘Dune’, ajo e konfirmoi mungesën e saj këtë vit duke thënë se:

Fansat e mi do të jenë shumë të mërzitur me mua, fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të marrë pjesë sepse do të punoj për ‘Euphoria’-n. Mu desh të merrja pushim për të ardhur këtu dhe për të bërë këtë përvojë në Venecia, e cila ka qenë vërtet e veçantë. Uroj që të mundem, veçanërisht pasi kjo ngjarje e modës do të jetë mikëpritëse.

Siç e parashikoi Zendaya, fansat e saj nuk i pritën fare mirë lajmet pasi u dyndën në mediat sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre. Të gjithë mezi po prisnin pasi ajo gjithmonë ka shkëlqyer me look-un e saj në çdo event të ‘Met Gala’-s.

Ja se cilat janë disa nga veshjet e saj më të mira ndër vite…