Art & Kulturë

Një vit mungesë, Golden Globes rikthehet në ekran në 2023!

Ndarja e çmimeve Golden Globes do të rikthehet në janar të vitit 2023, pas një viti mungesë.

NBC, Shoqata e Shtypit të Hollywoodit dhe produksionet, të martën bënë zyrtar kthimin e eventit të ndarjes së çmimeve.

Ceremonia e 80-të e Golden Globes do të mbahet më 10 janar, duke u transmetuar si në NBC ashtu edhe në Peacock.

Për një vit e gjysmë Hollywood ka bojkotuar Golden Globes, prej vitesh një nga shfaqjet më të ndjekura të çmimeve pas atyre të Oscar”-s.

Por, pasi Los Angeles Times raportoi përpara transmetimit të vitit 2021 se 87 anëtarët e HFPA-së me gazetarë jo-amerikanë nuk përfshinin anëtarë me ngjyrë, studiot, publicistët, yjet thanë se nuk do të merrnin pjesë në Globes.

Që atëherë, shoqata e ka riorganizuar veten, ka rinovuar anëtarësinë e saj dhe ka miratuar reforma të dizajnuara për të kufizuar llojet e sjelljeve joetike për të cilat grupi është kritikuar prej kohësh.

Shoqata shtoi anëtarë të rinj, duke përfshirë gjashtë anëtarë votues me ngjyrë dhe së fundmi shtoi 103 votues ndërkombëtarë, jo anëtarë.

Të martën tha se votimit i tyre është tani 52% femra, 19.5% latine, 12% aziatike, 10% afrikanë dhe 10% nga Lindja e Mesme.

Në vitin 2018, rrjeti nënshkroi një marrëveshje tetëvjeçare për të vazhduar transmetimin e çmimeve deri në vitin 2026.
Duke përmendur reformat e vazhdueshme të HFPA-së, NBC zgjodhi të mos transmetonte në televizion Golden Globes.

Organizata vazhdoi të shpallte çmimet, por në një mbledhje të pa transmetuar. Ceremonia e këtij viti, thanë organizatat, do të transmetohet në një marrëveshje njëvjeçare.

Me reagimin e ashpër dhe ceremoninë e zvogëluar për shkak të pandemisë, Globes 2021 u shikuan nga 6.9 milionë njerëz, sipas Nielsen, nga më shumë se 18 milionë një vit më parë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse mbështetja e NBC-së do të jetë e mjaftueshme për t’i kthyer Globes imazhin që kishte më parë. Nominimet për Globes do të shpallen më 12 dhjetor.

HFPA aktualisht drejtohet nga Shefi Ekzekutiv i përkohshëm Todd Boehly, firma e investimeve të të cilit “ Eldridge Industries” bleu Globes.