Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Dea Mishel po i kërkon ish të dashurit të rikthehen përsëri bashkë?

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikë “Influencer” tek emisioni “E Diell”.

Si blogere Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi nga një video e postuar në Instastory, ndjekësit mendojnë se Dea dëshiron një rikthim me ish të dashurin e saj, me të cilin është ndarë para disa muajsh pas një lidhjeje disa vjeçare. Kjo për shkak të muzikës që ka vendosur në video, tekstin e të cilës Dea e ka konsideruar shumë të bukur duke e vënë në dukje në postim.

A e dini nëse do të kthehesh?
Unë kurrë nuk kam njohur dikë si ti,
Preferoj të humbas dikë sesa të përdor dikë
Ndoshta është një bekim në maskim (Unë e shita shpirtin tim për ty)
Unë shoh reflektimin tim në sytë e tu

“Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar drejt Kosovës para disa ditësh për premierën e filmit në Prishtinë. Aktorët janë pritur me emocion dhe brohorima nga të gjithë dhe dihet se kasti i aktorëve ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme. Ama Dea Mishel, e cila dihet tashmë dihet se është pjesë e kastit e ka humbur këtë pritje madhështore, pasi ajo nuk ka mundur të mbërrijë në orar për disa arsye të ndryshme dhe për këtë është shprehur se nuk ndjehet mirë. Këtë e kemi kupruar nga postimet e saj në Instastory dhe bisedën e postuar me mamanë e saj.