Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Njihuni me banorin e ri të shtëpisë së “Big Brother Vip 3”!

Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e madh të Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti që të gozhdonte para ekranit teleshkuesit. 18 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë me të famshme në Shqipëri dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ndërkohë, e marta erdhi mjaft shpejt dhe sapo ka nisur mbrëmjen e sotme nata e dytë e spektaklit më të ndjekur në ekranet e çdo shqiptari. Teksa banorët kanë vetëm 72 orë që ndodhen brenda shtëpisë duket se zhvillimet nuk kanë munguar. Që në nisje të programit të sotëm është hapur një televotim për të preferuarin e shtëpisë.

Siç është paralajmëruar në nisje të programit, mbrëmjen e sotme do të ketë 6 hyrje të reja në shtëpi. I pari nga 6 personazhet që do të futet sot është Fatjon Kuqari. Në klipin prezantues, ai u shpreh se ishte mjaft dominant, por donte që njerëzit të njihnin një anë ndryshe të personalitetit të tij dhe se ishte shumë gati për këtë eksperiencë të re në jetë.

Ledion: Kush të duket më i miri, më i forti?

Fatjon: Fatjon Kuqari.

Ledion: Kush nuk të pëlqen fare?

Fatjon: Ledion kanë kaluar vetëm 3 ditë, unë e kam parë vetëm si publik.