Gossip

Njihuni me Daniela Victoria Arroyo Gonzalez, gruaja e parë transgjinore që merr pjesë në “Miss Universe Puerto Rico”!

Daniela Victoria Arroyo Gonzalez ka bërë histori pasi u bë gruaja e parë transgjinore që u zgjodh për të marrë pjesë në “Miss Universe Puerto Rico”. Llogaria zyrtare e konkursit shpalli të gjithë kandidatët në Instagram, duke vendosur një paragraf të shkurtër profili për secilin pjesëmarrës. Në profilin e Arroyo shkruhet:

Ajo dëshiron të jetojë në një shoqëri më pak të polarizuar, ku dallimet mund të vlerësohen dhe përqafohen si diçka pozitive që bashkon, në vend të diçkaje që ndan.

E reja do të konkurrojë me kandidatet e tjera për çmimin” Miss Universe Puerto Rico” në përpjekjen e saj për të pasuar fituesen e edicionit të kaluar, Ashley Ann Carino Barreto. Kushdo që fiton këtë vit do të përfaqësojë Puerto Rikon në “Miss Universe 2023” që do të mbahet në El Salvador. Arroyo shkroi në rrjete sociale:

Duke ndjekur me shumë besim intuitën time dhe duke thënë se ky është një fillim. Unë besoj në zemrën time dhe në atë që universi ka shkruar për mua. E kam ndjerë mbështetjen tuaj dhe e di që emocionet tuaja janë po aq të forta sa të miat. Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë tuaj të pakushtëzuar.

Rikujtojmë, se personi i parë trans që mori pjesë në “Miss Universe” ishte Angela Ponce, e cila përfaqësoi Spanjën në “Miss Universe 2018”. Ajo nuk u kualifikua në gjysmëfinale të kompeticionit, por arriti të bënte histori.