Celebrities Gossip Showbiz

Një rikthim i bujshëm, kënga më e re e Adele thyen rekord në Spotify!

Këngëtarja e njohur Adele së fundmi pas një kohe të gjatë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën e titulluar “Easy On Me”. Fansat po e prisnin me padurim një këngë nga artistja madje edhe vetë Adele postoi para pak ditësh një pjesë të shkurtër nga videoklipi i këngës. Artistja ndërkaq ka treguar se kënga e saj “Easy On Me” është frymëzuar nga divorci i saj më ish-bashkëshortin Simon Kobecki.

Së fundmi thuhet se kjo këngë ka thyer rekordin për shumicën e “streams” në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Sipas platformës, kënga debutoi me 24 milionë “streams” në 24 orë. “Easy on Me” mundi rekordmenin e mëparshëm, BTS “Butter”, i cili kishte fituar 20.9 milion “streams” në një hark kohor prej 24 orësh. Pavarësisht se reagimet për këngën e re kanë qenë kryesisht shumë pozitive dhe publiku e priti shumë mirë, Adele ka zbuluar se tre nga mikeshat e saj më të ngushta nuk ishin fare fanse të këngës së saj të re.

Më herët Adele ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas. Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017. Rikujtojmë gjithashtu se bukuroshja ka dhënë një interviste si asnjëherë më parë pas pesë vitesh për prestigjozen ‘Vogue’. 

Sa i përket rënies drastike në peshë, Adele është treguar shumë e sinqertë dhe ka folur në lidhje me dashurinë e saj për ushqimin. Artistja është shprehur se ha ushqime nga fast-food ‘McDonald’s’ një herë në javë dhe se është një kuzhiniere shumë e zonja dhe se gatuan makarona shumë të mira pikante. Ylli i hitit ‘Easy On Me’ ka humbur 100 kilogramë gjatë dy viteve të fundit dhe ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.