BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk besoja në dashuri me shikim të parë…”, Luizi shprehet në “BBV Radio”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë lidhjet e dashurisë mes banorëve të “BBV1” dhe “BBV2”. Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së “BBV”. Gjithashtu të dy kanë folur edhe për lidhjen e tyre dhe Luizi është shprehur se nuk ka besuar kurrë në dashuri me shikim të parë, por Kiara për të është një dashuri e tillë.

Në fillim ka qenë e sikletshme… nuk kam besuar asnjëherë dashurinë me shikim të parë dhe kur më thonin shokët që më tregonin lidhjet e tyre nuk i besoja, nuk është e mundur thoja, nuk mundet të ndodhë, por me rastin tim ndodhi, u mahnita kur e pash për herë të parë dhe ngela… edhe sot nëse Kiara do ishte akoma me shprehjen: “Lëre të rrjedhi”  do isha akoma pas saj dhe akoma nuk do t’i shqitesha…