Celebrities Music

Nuk do t’i themi më Ed Sheeran por Ed ‘rekord-thyesi’!

Ed Sheeran tashmë ka hyrë në histori. Së fundmi platforma “Spotify” ka njoftuar se kënga e Sheeran “Shape of You” është bërë kënga e parë ndonjëherë që arrinte 3 miliardë klikime në platformën e transmetimit. Këngëtari, i cili ka publikuar edhe albumin e tij “=” postoi një video edhe në rrjetin e tij social Instagram duke thënë se:

Sapo dëgjova ‘Shape of You’ ka arritur në 3 miliardë klikime në “Spotify”, gjë që është absolutisht e çmendur. Më kujtohet se kjo këngë arriti një miliard dhe mendoja se ishte e çuditshme. Është kënga e parë që ka arritur 3 miliardë klikime dhe unë jam shumë i kënaqur për këtë!

Këngëtari 30-vjeçar më pas falënderoi “Spotify” për bashkëpunimin gjatë këtyre 10 viteve të fundit.

Kjo këngë nuk ishte menduar të bënte albumin. Por kur mbarova së bëri këngën, Ben Cook nga labeli im, në thelb thoshte “Duhet ta vendosni këtë në album. duhej të ishte një single.” Dhe unë i thashë: “Unë dua që “Castle on the Hill” të jetë singulli i parë, do të jetë më i madh.” Ne ramë dakord të mos pajtoheshim dhe t’i publikonim të dyja këngët menjëherë. Dhe më duhet të them, Ben, gabova dhe ti kishe shumë të drejtë. Dhe ja ku jemi!

Pas Sheeran, i cili tani mban rekordin për këngën më të transmetuar në platformë është The Weeknd me “Binding Lights”, i cili ka 2.7 miliardë klikime. Në vendin e tretë është “Dance Monkey” i Tones and I me 2.4 miliardë, i ndjekur nga Post Malone dhe “Rockstar” i 21 Savage, i cili ka 2.3 miliardë klikime.

Këngët e Sheeran-it “Perfect”, “Thinking Out Loud” dhe “Photograph” janë gjithashtu në top 20 këngët më të transmetuara në platformë.