Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk doja që të më dhunonin…”/Alicia Keys rrëfen problemet me shëndetin mendor!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Alicia Keys ka folur për problemet me shëndetin mendor. Në një intervistë për revistën ‘Fast Company’ artistja foli rreth jetës së saj personale dhe sipërmarrjeve të shumta të biznesit, duke përfshirë linjën e kujdesit të lëkurës ‘Keys Soulcare’ dhe partneritetin e vazhdueshëm me Athleta.

Unë e vlerësoj veten tani dhe mendoj se për shumë vite nuk e kam bërë. Mësova se në mënyrë që të jem më produktive, duhet të jem mirë me veten time. Unë i jap përparësi vetes në një mënyrë që thjesht nuk e kisha bërë më parë.

Duke reflektuar mbi karrierën e saj, Alicia foli për të mësuarit për të luftuar për përsosmëri pa marrë parasysh sa negativisht mund të ketë ndikuar tek ajo.

Unë mendoj se ne të gjithë përballemi me këtë ide se ne supozohet të jemi perfekt në një farë mënyre. E njëjta gjë më ndodhi kur isha 20 vjeçe. Ju as nuk e dini se kush jeni në moshën 20. Ti je pak nga ajo që të tha mamaja jote. Je pak nga ajo që të tha bota. Në fillim të karrierës sime njerëzit më shikonin me vëmendje. Unë jam nga New York. Nuk doja që njerëzit të më dhunonin. Unë menjëherë ngrita një mur, por ngrita llojin më të keq të murit, atë që pretendon se nuk është aty. Ti mendon se po mbron veten, por në fakt po e lëndon veten. Gjithçka që dija të bëja ishte thjesht të shtiresha derisa t’ia dilja. Pasi ndalova së bëri këtë gjë që duhet t’i kujtoja vetes ta bëja çdo ditë, fillova të ndihem shumë rehat sepse nuk duhej të shtiresha. 

Përveç kësaj, Alicia foli për pasionin e saj për ta bërë më të aksesueshme ndihmën e shëndetit mendor.

Ne nuk investojmë në të gjithë qenien tonë. Ne investojmë në atë fizike, jo në atë mendore.

Ndërkaq, për më shumë se 10 vjet, shtëpinë e Alicia Keys në shkëmb, e nënshkruar nga arkitekti dhe dizenjatori Wallace Cunningham, e quajnë më të bukurën në Amerikë. Që kur Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj, manjati i famshëm i muzikës Sweezy Beatz, blenë këtë perlë moderniste në vitin 2019, ajo ka përjetuar disa freskime të dizajnit dhe ka një enterier vërtet fenomenal. Kjo mrekulli arkitekturore e njohur fillimisht si “Razor House”, ka një pamje oqeani, ndërsa Alicia dhe Kasseemi e quajtën atë “Toka e ëndrrave”.