Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk doja ta vrisnin…”/Megan Thee Stallion zbulon detaje tronditëse nga historia pasi Tory Lanez e qëlloi me armë në 2020!

Megan Thee Stallion së fundmi ka dhënë më shumë detaje në lidhje me historinë pasi Tory Lanez e qëlloi në muajin korrik në vititn 2020. Të hënën, reperja 27-vjeçare foli me Gayle King në “CBS Mornings” për bashkëpunimin e saj me oficerët e policisë në lidhje me dëshminë për të treguar më shumë detaje për historinë e ndodhur me Tory Lanez, i cili e ka qëlluar në të dyja këmbët në një festë në lagjen Hollywood Hills të Los Anxhelosit.

Nuk mbaj mend gjithçka që më thanë, por mbaj mend që më pyetën: “Çfarë po ndodh? Çfarë ka ndodhur me ty?” Dhe unë nuk doja që ata të vrisnin ndonjë prej nesh apo të qëllonin ndonjë prej nesh. Kështu që unë thjesht thashë, ‘kam shkelur në xham’ sepse nuk doja. 

“Por pse e thatë këtë? Pse nuk thatë ‘Ai më qëlloi?”, pyeti moderatorja.

Unë nuk e thashë për disa arsye, thjesht po përpiqesha t’i mbroja të gjithë sepse nuk doja të shihja dikë të vdiste. Kështu që thjesht thashë, ‘kam shkelur mbi xham. Do të doja të kisha thënë të vërtetën. Por nëse na shpëtoi të gjithëve nga vdekja, atëherë me siguri kjo ishte ajo që duhej të bëhej.

Duke trajtuar incidentin për herë të parë në një intervistë televizive, ajo shpjegoi se si ndodhi ngjarja jashtë makinës së parkuar, duke pretenduar se 29-vjeçari Lanez ishte “duke qëndruar në këmbë mbi dritaren e makinës dhe duke qëlluar” në të.

Pra, unë dola nga makina dhe gjithçka ndodh kaq shpejt. Gjjithçka që dëgjova ishte ky burri duke bërtitur që filloi edhe të qëllonte jo vetëm një herë por disa herë.

Vështrimi paraprak i intervistës tregon se ndërsa ajo i tregon King atë që ndodhi dy vjet më parë, ajo emocionohet.

Unë as nuk doja të lëvizja. Nuk doja të lëvizja shumë shpejt, sepse mendoja se do bëja hapin e gabuar dhe ai mund të më qëllonte dhe të më vriste. Isha shumë e frikësuar sepse nuk më kishin qëlluar kurrë më parë.