Celebrities Gossip Showbiz

Reperja e njohur tregon për herë të parë historinë pasi u qëllua me armë në vitin 2020!

Megan Thee Stallion së fundmi ka folur në lidhje me traumën që ka përjetuar pasi u qëllua në muajin korrik të vitit 2020. Në një intervistë me Gayle King, të transmetuar në CBS Mornings, fituesja e çmimit ‘Grammy’ ka rrëfyer për ngjarjen e një mbrëmjeje ku ajo shprehet se Tory Lanez dyshohet se e qëlloi atë në të dyja këmbët gjatë një feste në Hollywood Hills në Los Angeles.

Duke trajtuar incidentin për herë të parë në një intervistë televizive, ajo shpjegoi se si ndodhi ngjarja jashtë makinës së parkuar, duke pretenduar se 29-vjeçari Lanez ishte “duke qëndruar në këmbë mbi dritaren e makinës dhe duke qëlluar” në të.

Pra, unë dola nga makina dhe gjithçka ndodh kaq shpejt. Gjjithçka që dëgjova ishte ky burri duke bërtitur që filloi edhe të qëllonte jo vetëm një herë por disa herë.

Vështrimi paraprak i intervistës tregon se ndërsa ajo i tregon King atë që ndodhi dy vjet më parë, ajo emocionohet.

Unë as nuk doja të lëvizja. Nuk doja të lëvizja shumë shpejt, sepse mendoja se do bëja hapin e gabuar dhe ai mund të më qëllonte dhe të më vriste. Isha shumë e frikësuar sepse nuk më kishin qëlluar kurrë më parë.

Ajo rrëfeu gjithçka e përlotur. Lanez u arrestua pas ngjarjes së rëndë dhe u akuzua për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur në një automjet, përpara se të lirohej me kusht me vlerën 35,000 dollarë në të njëjtën ditë. Ai u akuzua më vonë në tetor 2020 për nga një akuzë penale për sulm me armë zjarri gjysmë automatike, përdorim personal të një arme zjarri dhe mbajtje të një arme zjarri të mbushur dhe pa leje.  Së fundmi ai u arrestua në fillim të këtij muaji pasi shkeli urdhrat e gjykatës që ndalonin të kishte kontakte me Megan Thee Stallion. Lanez dyshohet se ka shkelur urdhrin kundër tij duke iu drejtuar Meganit drejtpërdrejt në mediat sociale dhe duke zbuluar prova të ADN-së përmes një përdoruesi të palës së tretë në Twitter. Seanca e radhës e tij gjyqësore është caktuar për në shtator.