Design Fashion Lifestyle

Nuk e dimë se për çfarë mund të na hyjë në punë, por krijohet çanta më e vogël në botë që shihet vetëm me mikroskop!

Kolektivi i artistëve amerikanë MSCHF, i famshëm për ankandet e tij të çuditshme, ka dalë me një tjetër produkt të jashtëzakonshëm. MSCHF po nxjerr në ankand një çantë që është aq e vogël sa mund të futet në vrimën e një gjilpëre.

Me çantën vjen edhe një mikroskop, pasi vështirë se mund të shihet me sy të lirë. Produkti është një kopje e çantës “On the Go” të markës luksoze Louis Vuitton. Krahas postimit ku shfaqeshin imazhet e çantës më të vogël në botë, MSCHF shkroi:

Më e vogël se një kokërr kripë deti dhe e mjaftueshme për të kaluar në vrimën e një gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa do t’ju duhet një mikroskop për ta parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MSCHF (@mschf)

E bërë nga rrëshirë fotopolimer neon-jeshile, çanta mikroskopike u printua në 3D duke përdorur teknologjinë e përdorur normalisht për të bërë struktura bioteknike. Edhe pse është e dukshme me sy të lirë, detajet e çantës mund të shihen vetëm me mikroskop. Modeli i vogël ka një dorezë dhe një logo të Louis Vuitton dhe është e mbuluar me modelin monogram të markës.

Çanta është vendosur të shfaqet në Paris brenda një kutie xheli të mbyllur të vendosur nën një mikroskop së bashku me një imazh të saj në një ekran përpara se të shitet online në ankandin ‘Just Phriends’ në fund të këtij muaji. Ankandi ‘Just Phriends’ është pjesë e Joopiter, e cila u lançua nga muzikanti dhe producenti amerikan Pharrell Williams – i cili së fundmi u bë kreu i veshjeve për meshkuj në Louis Vuitton – vitin e kaluar.