Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e shoh lojtare…”, Olta dhe Kiara flasin për debatin mes tyre!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Debatet mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos kanë qenë të njëpasnjëshme për situata të ndryshme. Këto debate  u diskutuan gjatë prime-t të sotëm.

Olta: Nuk ka lidhje me punët e shtëpisë, gjithçka nis nga darka e primë-t të shkuar. Unë kam bërë të gjitha detyrat që më janë dhënë. Nuk e shoh lojtare Kiarën, kam qejf ta ngacmoj.

Kiara: Mua më pëlqejnë ngacmimet e Oltës, por kur fillon përdor disa fjalë… interpretohen ndryshe. Ajo nuk e kupton kur e tepron. E kam toleruar deri diku, por jo më.

Armaldo mori një dhuratë nga Vëllai i Madh. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri vajza e tij, e cila i tha se e donte në finale. Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Armaldo e pyeti vajzën se kë nga banorët pëlqente ajo. E bija e tij tha: Teta Olta dhe xhaxhi Luizi