Celebrities Gossip Showbiz

Nuk flet më me Kiara Titon? Armaldo Kllogjeri zbulon të vërtetën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ish-banori Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Mos i bjer me top”, në emisionin “E Diell”. Armaldo ka komentuar në lidhje me zërat që qarkullojnë se marrëdhënia e tij dhe Kiarës pas daljes nga “Big Brother VIP”  nuk është aq miqësore sa ishte brenda shtëpisë, duke u nisur nga fakti që ata nuk e ndjekin nëjri-tjetrin në rrjetet sociale. Maestro tha se ai e ka telefonuar Kiarën pas propozimit të Luizit për ta uruar dhe se ata vijojnë të jenë miq.

Unë e kam telefonuar, e kam uruar për propozimin e Luizit. Dasma e tyre do jetë në qendër të vëmendjes

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur për Luizin. Edhe pse ai vetë nuk e besonte se diçka e tillë do të ndodhte, nëna e tij kishte ardhur nga Amerika për ta surprizuar kaq afër finales dhe për t’i dhënë këshilat e saj. Momenti i takimit të tyre ishte shumë emocionues dhe këtë edhe Kiara e ka vënë në dukje, duke e cilësuar në rrjete sociale se momenti më i bukur i këtij “BBV2” ishte momenti i përqafimit të tyre.