Celebrities Gossip Showbiz

Nuk jua pret mendja çfarë planesh ka Ed Sheeran për shtëpinë e tij!

Ed Sheeran ka paraqitur plane për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e ‘mini-fshatit’ të tij të madh prej 3.7 milionë paundësh në Suffolk të quajtur Sheeranville.

Fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme. Planet e fundit nënkuptojnë se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham nëse planet që janë paraqitur për varrin marrin miratimin nga oficerët e këshillit.

Vendi privat i tërheqjes së Sheeran është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.  Dhoma e varrimit, e cila sipas planeve do të ishte në pjesën e pasme të ndërtesës, do të kishte përmasa 2.71 metra me 1.8 metra që është rreth madhësisë së një varri të dyfishtë.

Sheeran, i cili ka një vlerë neto prej 220 milionë paundësh, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishëz në kopshtin e tij, por në vitin 2019 ai paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij si dhe nga këshilli i famullisë. Ndërtimi sapo ka filluar në ndërtesën e re për meditim dhe lutje, e cila është në veri të shtëpisë kryesore të Sheeran, dhe afër kufirit lindor të pronës.