Sport

Nuk ka më dyshime, Armando Broja transferohet në klubin e ri!

Armando Broja është përcaktuar që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë te Fulhami. Orët e fundit të merkatos së dimrit në futbollin anglez do shohin si protagonist Armando Brojën. Edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, në lidhjen e tij direkte për orët e fundit të marrëveshjeve, ka shpjeguar se ajo e sulmuesit shqiptar është ndër lëvizjet më të rëndësishme që mbeten. Blutë kishin pranuar ofertë nga Milani gjatë ditës së sotme, por klubi londinez e kishte refuzuar menjëherë.bSipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Broja do të kalojë te Fulhami si i huazuar, ndërsa Chelsea do të fitojë 4.6 milionë euro. Broja do të niset për te Fulhami sonte për t’i kompletuar testet mjekësore, ndërsa pritet zyrtarizimi i tij në orët e fundit të afati kalimtar.

Fabricio Romano bën të ditur se është gjetur akordi mes palëve. “Fulham ka gjetur akordin me Çelsin për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen”.  Futbollisti kuq e zi, ishte kthyer fillimisht në shtator nga lëndimi i rëndë në humbjen 1-0 nga Aston Villa, por që forma e tij nuk ka qenë stabël. Ai ndjente dhimbje të vazhdueshme, derisa është aktualisht edhe nën presion të kohës për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në këtë verë.nKështu, Broja duhet të kalojë në huazim tek njëra nga skuadrat e mësipërme, në mënyrë që të ftohet për Euro 2024 nga Sylvinho