Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka më dyshime për ndarje, Fero dhe Arbenita Ismajli shfaqen shumë të lumtur së bashku!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.

Para pak kohësh aludohej për një ndarje mes Arbenitës dhe Feros. Dyshime nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe ndoshta çifti mund t’i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. E të gjithë menduan se shkaktari i gjithë kësaj ishte futbollisti i njohur, Neymar, pasi Arbenita postoi një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me syzemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Së fundmi Fero dhe Arbenita kanë treguar se janë bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë, Fero ka postuar disa foto me Arbenitën në ‘Instastory’, duke i dhënë fund një herë e mirë të gjitha thashethemeve dhe duke treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin, ku dhe shkruan:

Do të të dua gjithmonë

Momente me të

E teksa së fundmi, ai ka hasur disa probleme me shtetin dhe jetën e tij private, Fero ka qenë në qendër të mediave. Por, në  postimin e tij më të fundit ai ka zgjedhur të mos merret aspak me këto, por i ka kushtuar disa fjalë shumë prekëse një mikut të tij i cili ka ndërruar jetë pasi e vranë, Brilant Martinaj. Me anë të një Instastory ku tregon se ka vizituar varrin e të ndjerit, krahas ka shkruar: