Bota

Numërohen 97% e votave në Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet!

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet, sipas rezultateve jozyrtare të agjencisë shtetërore Anadolu.

Me 97 për qind të kutive të numeruara, Erdogan ka 52 për qind të votave dhe kundërshtari i tij Kemal

Kilicdaroglu ka 47.39 për qind.

Deri më tani janë numëruar 91.55% të votave kuErdogan: 52.61%

Kilicdaroglu: 47.39%

Shkalla e pjesëmarrjes: 85.41%

Shifrat e publikuara nga Anadolu janë jozyrtare.

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë.

Recep Tayip Erdogan është konfirmuar president i Republikës së Turqisë duke fituar me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.