Auto & Moto

Objektivi i vetëm i Mercedes, të konkurrojë Red Bull-in!

Mercedes lançoi së fundmi makinën e sezonit të ri të Formula 1. Që në fillim të konferencës, drejtuesit e gjermanëve vendosën objektivin e qartë; rivalizimin e Red Bullit të Max Verstappen. Makina e re e këtij edicioni kombinon të zezën, argjendin dhe të kuqen dhe është gati për në Bahrein për testime para-sezonale. Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili do të jetë pjesë e Ferrarit duke nisur nga viti i ardhshëm, është i vendosur për të ndihmuar shokun e tij të skuadrës, George Russell.

Mick Schumacher dhe Fred Vesti do të plotësojnë listën e pilotëve si rezervë. Mick është për të dytin vit radhazi në këtë pozicion, ndërsa Fred vjen nga Programi Junior i Formula 1. Në këtë prezantim, ishte i pranishëm edhe CEO i Mercedes-it, Toto Wolff i cili pranoi faktin se do të jetë një sezon shumë i vështirë për “shigjetat e argjendta”:

Ambicia dhe vendosmëria jonë janë të forta. Ka pasur zhvillime pozitive këto kohë. Lidhur me Makinën jemi shumë krenar me çfarë kemi realizuar. përpiqemi të jemi më të mirët në çdo fushë dhe besojmë se kjo është mënyra se si mund ta arrijmë këtë me partnerët tanë.

I një mendimi ishte edhe drejtori teknik, James Allison, i cili nga ana e tij komentoi më shumë detajet e makinës së re:

Nga një këndvështrim aerodinamik, si gjithmonë, fokusi ishte te efikasiteti. Një makinë e re i lejon ekipit të bëjë ndryshime më të mëdha që nuk janë të mundshme gjatë sezonit. Ne kemi mësuar dhe jemi rritur gjatë dy sezoneve të fundit.