Celebrities Gossip Showbiz

Obsesioni më i madh i Courteney Cox janë fillerat, aktorja tregon se nuk i reziston dot këtij tundimi!

Aktorja e njohur Courteney Cox zgjodhi të bënte shumë ndërhyrje estetike që transformuan pamjen e saj. Në një intervistë të fundit ajo tha se i përjetoi shumë keq ndryshimet fizike dhe nuk e kuptoi menjëherë se çfarë po i bënte trupit të saj. Gjithçka nisi me një injeksion për mbushjen e rrudhave të ballit dhe më pas përfundoi në një rreth vicioz të mjekësisë estetike, një lloj efekti domino nga i cili ishte e vështirë të shpëtonte.

Në vitin 2017, ajo vendosi të mos provonte më asgjë dhe të plakej natyrshëm, por sërish u tundua. Aktorja e njohur tha për revistën “Woman” se:

Ishte më e fortë se unë. Sa herë shikoja ndonjë rrudhë apo ndonjë defekt në fytyrën apo trupin tim doja ta zhdukja menjëherë. Kam bërë mbi 100 injeksione fillerash të ndryshëm dhe jam penduar. Ka kaq shumë presion për t’u dukur e bukur dhe e dëshiruar në Hollywood, ti thjesht nuk ndalon dot.

Duket se Courteney Cox nuk ka shpëtuar plotësisht nga ideja e rinisë së përjetshme. Asaj i pëlqen të provojë produkte të reja dhe është e fiksuar pas kujdesit të lëkurës. Por aktorja ka kuptuar se nuk ka asgjë të keqe të jesh 59-vjeçe dhe me rrudha.