Celebrities Showbiz

Oficerët e policisë paraqiten në shtëpinë e Will Smith! Çfarë ka ndodhur?!

Disa oficerë policie të Los Angelesit u panë duke vizituar shtëpinë e Will Smith ditën e kaluar, dy ditë pasi aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”. Oficerët u fotografuan përreth shtëpisë në portat e rezidencës ‘Smiths Calabasas’ me një makinë patrullimi në orën 14:40 të së martës, raportoi ‘Splash News’.

Lizette Salcon, një zëdhënëse e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Angeles, tha për ‘Page Six’ se policia mbërriti pasi dikush raportoi një dron që fluturonte nëpër lagjen e tyre, por nuk konfirmoi nëse Smith e ka bërë ankesën ose një fqinj tjetër aty afër. Salcon u shpreh se:

Ne sapo e dërguam atë njësi atje për të gjetur vendndodhjen e dronin dhe për të parë nëse kishte një paparac apo çfarë po ndodhte, por kur arritën atje, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin dronin. Tashmë ishte larguar nga zona.

Ndërkohë që Chris Rock, 57 vjeç, ka vendosur të mos ngrejë akuza, shumë kanë pyetur veten nëse ylli i “King Richard”, 53 vjeç, do të përballej me pasoja ligjore. Aktori sulmoi fizikisht komedianin për një shaka që bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia. Steve Cooley, Prokurori i Qarkut të Los Angeles nga viti 2000 deri në 2012, tha për “The Post” të martën se:

Avokati i qytetit të Los Angeles mund të ngrejë akuza bazuar në provat pa u mbështetur domosdoshmërisht te viktima. Viktima nuk kontrollon nëse një prokuror duhet të ngrejë apo jo akuza. Megjithatë, akuzat në të vërtetë mund dhe duhet të ngrihen sepse vepra ishte kundër shtetit të Kalifornisë. Nuk është Chris Rock kundër Will Smith në një çështje penale.

Aktori i njohur Will Smith më në fund ka kërkuar falje për goditjen me shuplakë të Chris Rock në ceremoninë e “Oscars” të së dielës mbrëma, duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe e pafalshme dhe se ndihet i turpëruar. 53-vjeçari në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se është turpëruar nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe të gjithë ata që po ndiqnin në atë moment ceremoninë.