Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari bën deklaratën e papritur për Luiz Ejllin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ditën e sotme Olta ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes shumë pyetjeve rreth Luizit, një prej tyre ka qenë edhe rreth përzemërsisë që Luizi ka shprehur së fundmi ndaj Oltës e për këtë ish-banorja është shprehur:

Edhe unë e dua fort po nuk e pranoj nga inati

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Olta Gixhari ka disa javë vendosi të largohej nga shtëpia e “BBV2” dhe Jori Delli është eleminuar mbrëmjen e të martës. Për shkak të adhuruesve të shumtë që vajzat kanë e kanë të pamundur që të mund të dalin lirisht në rrugët e qytetit pa u rrethuar nga turma njerëzish. E ditën e sotme të dyja ish-banoret na kanë treguar se si janë maskuar për tu takuar me njëra-tjetrën  e mes të dyjave maskimi i Oltës ishte më i veçanti, e cila duhet të vinte tek shtëpia e Jorit. Vajzat kanë filmuar njëra-tjetrën kur janë parë dhe kanë postuar videon në rrjete sociale, e cila ishte mjaft ‘funny’.