Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari poston videon romantike me bashkëshortin e saj!

Siç dihet tashmë, Olta Gixhari është shumë diskrete kur bëhet fjalë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Ajo është munduar në maksimum që ta mbajë atë sa më larg vëmendjes së publikut, duke mos e postuar në rrjetet sociale.

Por mbrëmjen e kaluar, Olta ka vendosur të ndaje me ndjekësit e saj në Instagram, disa momente intime, duke publikuar një video, ku shihet së bashku me partnerin në makinë.

Në videon e publikuar, aktorja shihet teksa ka shtrënguar dorën e bashkëshortit të saj, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzikë romantike. Këtë postim, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e ka shoqëruar me ikonën e një zemre. Para këtij postimi, Gixhari ka treguar se ka qënë e pranishme në koncertin e Elsa Lilës, që mesa duket ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit të kaluar kur fustani iu zbërtheu papritur. Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës, u afrua Sardi. Gjatë provave për spektaklin e ardhshëm partnerja e tij në skenë, Erisa Govaçi ia ka kujtuar këtë skenë dhe duke e pyetur se çfarë do të bënte nëse bashkëshorti i Oltës do të ishte në skenë, Sardi është përgjigjur.