Celebrities Gossip

Ori Nebijaj rrëfen në skenën e “Për’puthen” emocionet për mandatin e deputetes!

Ka pak që ka nisur sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.  Ky ndryshim duket se është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e programit dhe ‘Për’Puthen’ vazhdon të mbetet shumë i komentuar. Mirëpo, pasi Grida Duma dorëzoi mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike, tashmë mandati i kalon Orit nëse ajo do të pranojë. Një temë e cila ka trazuar gjithë rrjetin.

Moderatorja ditën e djeshme me anë të një postimi në Instastory ka bërë një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj, ku ka treguar se ende nuk ka vendosur dhe se do pak kohë që të marrë një vendim nëse do të zgjedhë median apo politikën. Emisioni ‘Për’puthen’ ka vazhduar pa asnjë ndryshim ditën e sotme dhe gjithashtu Ori ka treguar gjatë emisionit gjendjen e saj emocionale.

“E vërteta është që më dridhen gjunjët për cdo votë për ata që zgjodhën që të më votojnë.E gjitha analiza dhe strumbullimi që kam e kam vetëm për këtë gjë. Duket sikur të gjitha përmendjet që i janë bërë këtij emisioni në arenën e Kuvendit, sikur thërritën njëra tjetrën me energji, Aq shumë sa e kanë përmend Për’Puthen në Parlament, më duket si trajnim tani…”, tha Ori gjatë programit “Për’Puthen”.