Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi provokon sërish, nuk i kursen pozat ‘topless’!

Instagram-i është kthyer në rrjetin social më të rëndësishëm për të gjithë. Aty mund të gjesh gjithçka dhe të gjithë ndihen shumë të lirshëm për të postuar çdo gjë, sidomos personazhet publikë që mbajnë të përditësuar ndjekësit e fansat e tyre. Por, kur themi çdo gjë, e kemi fjalën për literalisht çdo gjë!

Një bukuroshe shumë e njohur është Oriola Marashi, e cila nuk ngurroi duke postuar para pak kohësh disa foto në të cilat shfaqej vetëm me pjesën e poshtme të të brendshmeve duke konsumuar mëngjesin e saj teksa shijonte pamjen.

Pas shumë kritikave të marra, bukuroshja duket se nuk është shqetësuar aspak, e cila ka vijuar postimet e saj ‘topless’. Pak më parë me anë të një postimi në Instastory, Oriola ka provokuar siç di ajo të bëjë më mirë! Modelja seksi ka pozuar ‘topless’ me kurriz nga kamera, teksa shfaqet veshur vetëm me të mbathura. Epo me hiret që ka Oriola, i shkon padyshim çdo foto provokuese që hedh në rrjete sociale.

riola Marashi është padiskutim një nga bukuroshet më të njohura shqiptare, e cila ka kapur majat e modelingut, duke u bërë pjesë e modeleve të njërës prej brandeve më të famshme në botën e modës “Guess”.

Tanimë, ajo prej dy vitesh është pjesë si modele e “Guess” dhe ka shumë kuriozitet nga ndjekësit se si ajo ka arritur të jetë imazh i këtij brand-i.

Është përfolur shumë në media së fundmi rreth ndarjes së çiftit Oriola-Eros. Dedikimet në Story, mosndjekja e njëri-tjetrit në rrjete sociale ishin ‘shkëndijat’ e para që i bënë të gjithë të besojnë se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Megjithatë asnjë nga të dy nuk kishte bërë asnjë reagim rreth këtyre thashethemeve, derisa Erosi vendosi t’ju japë fund një herë e mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.