Celebrities Gossip Showbiz

Oriola Marashi zbulon se si u bë pjesë e gjigantit të modës “Guess”!

Oriola Marashi është padiskutim një nga bukuroshet më të njohura shqiptare, e cila ka kapur majat e modelingut, duke u bërë pjesë e modeleve të njërës prej brandeve më të famshme në botën e modës “Guess”.

Tanimë, ajo prej dy vitesh është pjesë si modele e “Guess” dhe ka shumë kuriozitet nga ndjekësit se si ajo ka arritur të jetë imazh i këtij brand-i. E pyetur nga ndjekësit në një bisedë online me ‘Ask’ se si u bë pjesë e familjes “Guess”, Oriola u përgjigj:

Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht sdhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!

Është përfolur shumë në media së fundmi rreth ndarjes së çiftit Oriola-Eros. Dedikimet në Story, mosndjekja e njëri-tjetrit në rrjete sociale ishin ‘shkëndijat’ e para që i bënë të gjithë të besojnë se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Megjithatë asnjë nga të dy nuk kishte bërë asnjë reagim rreth këtyre thashethemeve, derisa Erosi vendosi t’ju japë fund një herë e mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.