Celebrities Gossip Showbiz

Padyshim fansi i saj më i madh, veprimi i DJ Dagz pas daljes nga “BBV” për Einxhel!

Dalja e DJ Dagz nga “Big Brother Vip” pas një televotimi të papritur e mërziti shumë partneren e tij Einxhelin me të cilën filloi të krijojë një histori të bukur dashurie. Me postimet e para pas daljes në rrjetin e tij social Instagram, Arbri e ka kujtuar atë teksa në një foto shfaqet veshur me bluzën e saj, ndërsa në një tjetër foto shihet krah Einxhelit dhe nënshkrimi nënkupton vetëm dashuri.

Kjo ‘ndarje’ e çiftit nga banorët e tjerë që zgjodhën t’i nxjerrin në nominim ‘kokë për kokë’, ka shkaktuar shumë reagime nga personazhet e famshëm, të cilët i kanë dalë në krah dyshes. Ndër to kanë qenë dy mikeshat e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira. Në mbështetje të çiftit ka dalë dhe këngëtari Ylli Limani.

Ju sjellim në vëmendje se Einxhel pas daljes së Dagzit u ndje shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe Donald duke shprehur se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë. E duket se banorja nuk e ka pritur mirë këtë veprim nga Donaldi dhe i është drejtuar Ilirit duke i thënë se ai të paktën ju qëndron besnik miqve të tij, duke nënkuptuar se aktori ‘tradhtoi’ mikun e tij.

Donaldi ishte një nga ata që ka sqaruar se pse nuk e zgjodhi Dagz për ta shpëtuar nga nominimi. Asyeja ka qenë se ai sheh Einxhel si konkurrente të fortë brenda shtëpisë dhe ka vendosur t’i largojë personin më të afërt në mënyrë që Einxhelit t’i dëmtohet loja. Donaldi shpëtoi Tanin dhe nominoi Dagz gjë e cila nuk pritej nga banorët, po ashtu edhe nga publiku.