Celebrities Gossip Showbiz

Pak ditë pasi publikoi albumin e saj, reagon ish-bashkëshorti i Adele, Simon Konecki!

Ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Adele, Simon Konecki, ka reaguar së fundmi vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të ri të ish-bashkëshortes së tij, i titulluar “30”. Një burim ka treguar për ‘The Mirror” se pavarësisht se Simon nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes ai e dinte se Adele do e tregonte historinë e tyre. Ndër të tjera, burimi shtoi se:

Simonit nuk i pëlqen të jetë nën radar. Ai nuk merr pjesë në ngjarje të mëdha magjepsëse të Hollywood-it. Ai sigurisht që nuk e diskuton fare martesën e tij me njerëzit. Atij i është dashur të dorëzohet për faktin se ajo do të fliste. Ai i dinte rreziqet. Ata kanë një dinamikë familjare shumë moderne. Ata kanë qenë të bindur se çdo tension personal nuk duhet të vijë kurrë përpara asaj që është më e mira për Angelo-n.

Rikujtojmë se së fundmi Adele ka treguar se ende e vlerëson ish-bashkëshortin e saj edhe disa muaj pasi u finalizua divorci i tyre. Fituesja 15 herë e çmimit ‘Grammy’ ka folur në lidhje me përfundimin e martesës së saj gjatë intevistës me Oprah Winfrey në CBS për ‘Adele One Night Only’. Krijuesja e hitit ‘Hello’ ka treguar për ish-bashkëshortin e saj me të cilin ajo ka edhe një djalë 9-vjeçar Angelo Adkins se:

Edhe tani i besoj jetën time. Ndihem sikur ai dhe Anxhelo ishin engjëj të dërguar tek unë. Ai erdhi në një moment të tillë, ku stabilitetin që ai dhe Anxhelo më kanë dhënë, askush tjetër nuk do të mund të ma jepte kurrë. Sidomos në atë kohë të jetës time. Ai hyri dhe ishte i qëndrueshëm, personi më i qëndrueshëm që kam pasur ndonjëherë në jetën time deri në atë moment.

Ndërkaq, para 3 ditësh 33-vjeçarja publikoi albumin e saj të katërt në studio me titull ’30’, i cili pason edhe rekordet e mëparshme të yllit, duke përfshirë këtu ’19’ të vitit 2008, ’21’ të vitit 2011 dhe ’25’ të vitit 2015.

Gjithashtu në intervistën për kopertinën e ‘Vogue’, Adele foli se si ajo kishte transformuar trupin dhe shëndetin e saj mendor duke u ushtruar deri në tre herë çdo ditë. Pas intervistës, rutina e saj e ushtrimeve u cilësua “e tepërt” nga disa ekspertë shëndetësorë, me të cilën këngëtarja 33-vjeçare nuk është dakord.