Celebrities Gossip Showbiz

Pak pas martesës së tyre, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker marrin vendimin ekstrem!

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Barker kanë marrë një vendim paksa ekstrem. Siç rrëfyen në një episod të ri të ”The Kardashians”, dyshja ka vendosur të kryejë një “detoksifikim të karmës” dhe kjo arrihet përmes një mënyre paksa ekstreme: “Jo kafeinë, jo alkool, jo marrëdhënie intime”.

Ky lloj detoksi, që duhet ndjekur nga 12 deri në 28 ditë, është një metodë Ayurveda, apo metodë mjekësore që është shfaqur në Indi përpara 3000 vjetësh. Një shkrim në WebMD e përmend këtë proçes dezintoksikimi që përfshin edhe klizma, të vjella të vetëinduktuara, eleminimin e toksinave nga hunda si dhe gjakderdhje të kontrolluar, në përpjekje për të detoksifikuar gjakun.

Rikujtojmë, se Kourtney dhe Travis u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara në fillim të kësaj jave pas dasmës së tyre jozyrtare në Los Anxhelos. Kourtney dhe thuhet se do të kenë ceremoninë e tretë të martesës në një kështjellë luksoze në Portofino në Itali, këtë fundjavë.

Të porsamartuarit do të festojnë martesën e tyre në Muzeun Historik Castello Brown, ose Brown Castle, i vendosur në një kodër mbi portin e Portofino. Kourtney dhe Travis besohet se kanë marrë me qira të gjithë kështjellën, e cila u ndërtua gjatë kohës romake si një kështjellë ushtarake dhe do të festojnë martesën e tyre gjatë ditëve të ardhshme.

Sjellim në vëmendje se Kourtney dhe Barker u gjendën përballë Scott Disick, në episodin e fundit të shfaqjes televizive të familjes së famshme. Dyshja e dashur u puthën dhe u përqafuan në festën e ditëlindjes së mamasë Kris Jenner, ku mori pjesë edhe Scott, i cili ka tre fëmijë me Kourtney. Scott ishte i ftuar në festë pasi u takua me Kris për drekë dhe tha se ishte lënduar që nuk përfshihej.