Celebrities Gossip Showbiz

Pak pasi i dha fund lidhjes 6-vjeçare me Joe Alwyn, Taylor Swift në një romancë me kampionin e Formula 1?!

Lartë e poshtë po qarkullojnë thashetheme se kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, po takohet me yllin e muzikës pop Taylor Swift. Piloti spanjoll përdori këngën e Swift “Karma” në një klip që postoi në TikTok dhe teksa 41-vjeçari po e dëgjon, në fund të klipit ai i shkel syrin kamerës duke lënë të hapur mundësinë që thashethemet që thuhet se janë bashkë janë të vërteta.

Rikujtojmë, se Taylor së fundmi i dha fund lidhjes me Joe Alwyn pas gjashtë vitesh së bashku. Një burim i afërt me Taylor konfirmoi lajmin për CNN duke thënë se:

Taylor dhe Joe u ndanë disa javë më parë. Ata thjesht u ndanë dhe planifikojnë të mbeten miq.

Swift, dhe Alwyn u lidhën në vitin 2016. Fituesja e Grammy-t dhe Alwyn arritën ta mbanin lidhjen e tyre kryesisht të fshehtë, por Taylor nxiti zërat për romancën me Alwyn përmes muzikës së saj gjatë rrugës.

Ylli i muzikës u fut së fundmi në listën vjetore të Forbes të artistëve me fitimet më të larta. Pas publikimit të albumit të saj të dhjetë në studio, “Midnights”, Swift u bë artistja e parë në histori që fitoi dhjetë vendet e para në listën e këngëve të Billboard Hot 100. Ikona e popit shënoi pjesën më të madhe të fitimeve të saj prej 92 milionë dollarësh nga muzika që ajo kishte nxjerrë në vitet e kaluara.