Celebrities Gossip Showbiz

Pamja e re e Jessie J komentohet nga fansat dhe po aludohet se është shtatzënë, ja si reagon këngëtarja!

Këngëtarja e njohur Jessie J rreth 6 muaj më parë pësoi një abort spontan dhe që prej atëherë, ka shtuar në peshë. Artistja e shumë hiteve ka marrë 10 kilogramë dhe kjo ka shtyrë disa ndjekës ta pyesin se mos është shtatzënë, një pyetje që mesa duket e ka lënduar atë. 34-vjeçarja kërkoi që t’i jepet fund komenteve të pandjeshme me anë të një shkrimi në Instastory:

Mos komentoni për peshën e njerëzve, ndaloni së bëri këtë. Ose t’i thoni dikujt se duken shtatzënë, ose dukesh i dobët, gjithçka, thjesht ndaloni. E shoh kaq shumë në rrjetet sociale dhe e di që ndodh në jetën reale.

Jessie shtoi se vërtet ka shtuar 10 kilogramë, por ndihet mirë me veten.

Mund të qëndrojë kështu ose mund të fitoj më shumë, kujt i intereson?! Nuk më intereson, për sa kohë që ndihem mirë dhe jam e shëndetshme. Dikush më pyeti nëse isha shtatzënë, ‘dukesh shtatzënë’. Kjo nuk është e hijshme.

Jessie J tha se aborti e vuri jetën e saj në një tjetër perspektivë në një rrëfim zemërthyes në mediat sociale. Këngëtarja ndau lajmin e hidhur në një postim të guximshëm në Instagram muajin e kaluar, teksa zbuloi se kishte humbur fëmijën e saj vetëm disa orë para se të dilte në skenën në Los Angeles.

Artistja vlen të theksojmë se është beqare. Bukuroshja bëri publike romancën e saj me partnerin, Max Pham Nguyen në muajin mars, vetëm disa muaj pasi u nda nga aktori Channing Tatum. Teksa u duk se dyshja ishin më të lumtur se kurrë duke shijuar romancën, këngëtarja zbuloi se ata i dhanë fund lidhjes. 33-vjeçarja pranoi se ata nuk kanë qenë së bashku për disa javë, kur u pyet nga fansat në Instagram, por këmbënguli se nuk kishte asgjë dramatike rreth gjithë kësaj.