Auto & Moto

Pandemia i bëri të pasurit të kuptojnë se ‘jeta mund të jetë e shkurtër dhe duhet ta shijojnë momentin’. Rolls Royce shitje rekord në 2021!

Rolls-Royce ka pasur një shitje rekord prej 5,586 automjetesh vitin e kaluar, pasi siç vlerësohet “pandemia i bëri super të pasurit të kuptojnë se ‘jeta mund të jetë e shkurtër’”.

Sipas mediave të huaja, marka luksoze, makinat e së cilës kanë çmime kryesisht të larta, shiti më shumë automjete globalisht në historinë e saj 117-vjeçare.

Shefi ekzekutiv Torsten Muller-Otvos tha: “Shumë njerëz dëshmuan se humbja e jetës nga COVID-19 mund të ishte e shpejtë dhe e paparashikueshme dhe kjo i bëri ata të mendojnë se jeta mund të jetë e shkurtër dhe duhet të shfrytëzojnë momentin”.

“Kjo gjithashtu ka ndihmuar shumë për të inkurajuar njerëzit të investojnë në ato që unë do t’i quaja gjërat e bukura në botë”.

Dhe kompania me bazë në Sussex, në pronësi të BMW, regjistroi rritje të shitjeve në çdo rajon të botës.

Gjermani Muller-Otvos shpjegoi: “Është më shumë për shkak të COVID-it që i gjithë biznesi i luksit po lulëzon në mbarë botën”.

“Njerëzit nuk mund të udhëtonin shumë, ata nuk mund të investonin shumë në shërbime luksoze…dhe ka shumë para të grumbulluara që shpenzohen për mallra luksoze”.

Kështu, shumë blerës po shtojnë në koleksionet e tyre ekzistuese të Rolls-Royce, pasi shumica e pronarëve kanë më shumë se një.