Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 25 nëntor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
2/13
Diell

Kukës
-2/9
Diell

Lezhë
2/13
Diell

Dibër
-2/8
Diell

Durrës
3/16
Diell

Tiranë
2/16
Diell

Elbasan
0/15
Diell

Berat
2/15
Diell

Vlorë
3/16
Diell

Korçë
-3/8
Diell

Gjirokastër
-4/14
Diell

Sarandë
2/16
Diell