Celebrities Gossip Showbiz

Pas 21 orësh mbyllet sfida e rezistencës, ja kush i fitoi 3 mijë euro në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë rezistence nga Vëllai i Madh për banorët ka mbaruar pas 21 orësh. Vesa dhe Arta kanë qenë fitueset e sfidës duke fituar 3 mijë euro. Edhe fatjoni ka qenë shumë afër për të fituar, por hoqi dorë nga loja duke i lënë vajzat të fitojnë. Ato kanë rezistuar plot 21 orë, duke thyer kështu rekordin e një viti më parë në edicionin e dytë të “BBV” mbi 14 orë.

Së fundmi një debat ka ndodhur mes çiftit Romeo-Heidi. Kjo për shkak se Romeo mendon se Heidi nuk është e sinqertë në ndjenjat e saj për të, pasi në publik ajo e sulmon dhe kjo e ka lënduar atë.