Celebrities Gossip Showbiz

Pas daljes nga “BBV” reagon për herë të parë Amos Zaharia!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme pasi e gjithë shtëpia ishte në nominim, përvec Kristit që kishte imunitet nga hapja e “Kutisë së Pandorës” pas votimin nga publiku banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij ishte aktori, Amos Zaharia. Ai nuk kishte një biletë kthimi.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Amosi shpesh herë është komentuar për shakat dhe humorin e tij ‘dark’ që bënte me Deamishel. Por ajo që mesa duket e penalizoi dhe vuri pikat mbi ‘i’ ishte ofendimi i rëndë i Kiarës. Gjatë ‘Prime’ aktori u shpreh se nuk e mbante mend, por ditën e sotme ai ka vendosur që të reagojë nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku ka shkruar:

Të dashur miq! Ju falenderoj shumë për mbështetjen që më keni dhënë gjatë rrugëtimit tim në “BBV”. Qëndrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qenë i lehtë, ndaj jam i lumtur që i rikthehem jetës dhe angazhimeve të mija. Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin më kanë kuptuar, e shumë të tjerë që nuk më njohin, keqkuptuar… Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! “BBV” është një lojë, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele në shoqëri. Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë, dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë! Ju përqafoj të gjithëve!