Celebrities Gossip Showbiz

Tea nuk kursehet me Luizin: “Ti nuk di të respektosh njerëzit…”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, Kejvina dhe Tea nuk i janë kursyer Luizit, duke iu drejtuar atij si më poshtë.

Tea – Ti nuk di të respektosh njerëzit Luiz. Nëse ka një njeri që duhet të respektosh ti, jam unë e para dhe Kejvina e dyta.

Kejvina – Nuk respekton fare, nuk të lë të flasësh. Bën dhe me gjeste. Mashtrues.