Celebrities Gossip Showbiz

Pas deklaratës së fuqishme se ka zhdukur këngët e tij, Flori Mumajesi reagon sërish!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Së fundmi, artisti ka bërë një deklaratë që padyshim ka ‘trazuar’ rrjetin pasi u shpreh se të gjithë hitet e tij janë zhdukur nga YouTube dhe fjalët e tij mjaft prekëse teksa shtonte se muzika e tij “ka vdekur.”

Unë kam fshirë të gjitha këngët para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas”, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mbrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fjalë të Vogla” për shembull që është pikë e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.” Një nga këngët që mbahet mend Flori “Me Sy Mbyllur”. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”, çfarë ka munguar, cila këngë. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar. Sa merrja gëzim, ndjehesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë.” As unë se kam detyrim këtë gjë. Nëse katër këngët më të mira të mijat nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam. Më duket se çdokush në vendin tim do ndjehej keq. Nuk i ngushëllojnë se për t’i kujtuar s’i kujtojnë. Jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, por është më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull.

Teksa vetëm pak orë më parë, artisti ka reaguar sërish me anë të një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ku shprehet se:

Kam pasur trafik mesazhesh, telefonatash, në Whatsapp, në Instagram. Edhe gazetarët më kanë kërkuar prononcime, të bëj intervista. Të gjithë ju që më keni shkruar shumë, po shumë, meritoni një rrëfim. Meritoni një takim me mua, në mos live, në video, në audio. Sonte në Instagram, si thoni? 

Artisti po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze, por para se të publikojë projektet e tij personale, ai së fundmi ka krijuar një këngë për këngëtaren me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou. “Rikse me” e publikuar para pak javësh  ‘mban vulën’ e producentit.