Celebrities Gossip Showbiz

Pas hitit ‘Diskoteka’, Butrint Imeri paralajmëron surprizën e radhës!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe edhe pse pak kohë ka nga publikimi i hitit të parë për këtë sezon veror ‘Diskoteka’ duket se do t’i surprizojë ndjekësit e tij me një tjetër projekt muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili me anë të një Instastory ka shkruar:

Prisni dhe pak se vera është këtej

Para disa ditësh Butrint Imeri festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të showbiz-it, të cilët janë edhe miqtë e tij. Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte mungesa e atij që artisti e konsideron si vëllain e tij prej vitesh, reperin Don Xhon. Fillimisht u mendua se ky i fundit mund të ketë patur ndonjë koncert apo angazhim, por dyshimet për një ‘krisje’ i shtoi fakti se nuk e uroi as për ditëlindje në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi duket se dy artistët e kanë provuar se kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo për faktin se nuk janë më miq me njëri-tjetrin në Instagram.

Ajo që në fakt na bën përshtypje është se kjo ndodhi vetëm pak para se dyshja të publikonin bashkëpunimin që kishin paralajmëruar. Ishte Don Xhoni ai që ka reguar me anë të një Instastory e më pas erdhi një postim nga ana e Butrintit e cila duket si një kundërpërgjigje për Don Xhonin.