Celebrities Gossip Showbiz

Këto postime të Don Xhonit dhe Butrint Imerit na treguan raportin e ngushtë që dy djemtë kanë!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se janë mbledhur së bashku me miqtë dhe familjarët e tyre në një darkë me një atmosferë shumë të ngrohtë festive. Dyshja edhe një herë na treguan raportin e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin.

E projektet më të fundit të Don Xhonit padyshim që ia kanë mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’.

Nga ana tjetër, projekti më i fundit i Butrintit rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga 14 milion klikimet që numëron në platformën YouTube në vetëm dy muaj nga publikimi.