Celebrities Gossip Showbiz

“Mos u merakosni shumë”, Don Xhoni reagon pas lajmeve se ka prishur raportet me Butrint Imerin?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Para pak ditësh artisti festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të showbiz-it, të cilët janë edhe miqtë e tij. Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte mungesa e atij që Butrinti e konsideron si vëllain e tij prej vitesh, reperin Don Xhon. Fillimisht u mendua se ky i fundit mund të ketë patur ndonjë koncert apo angazhim, por dyshimet për një ‘krisje’ i shtoi fakti se nuk e uroi as për ditëlindje në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi duket se dy artistët e kanë provuar se kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo për faktin se nuk janë më miq me njëri-tjetrin në Instagram.

Ajo që në fakt na bën përshtypje është se kjo ndodhi vetëm pak para se dyshja të publikonin bashkëpunimin që kishin paralajmëruar. Vetëm pak më parë Don Xhoni ka reguar me anë të një Instastory ku shfaqet në makinë, krahas video-s ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”. Megjithatë, ende nuk e dimë se si qëndron e vërteta mes djemve.

Mendoni se me të vërtetë nuk janë më miq apo po bëjnë një lojë vetëm për klikime?

Shpesh Butrinti dhe Don Xhoni e postonin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe para pak kohësh me anë të një Instastory kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf e krahas na zbuluan dhe një ‘sekret të vogël’.