Celebrities Showbiz

Pas humbjes së nënës iu rikthye sëmundja, Yolanda Hadid rrëfen “luftën” me depresionin!

Mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda u kthye në Instagram së fundmi pas një largimi 9-mujor. Nëna e modeleve Gigi dhe Bella u tha fansave se mori disa pushime shumë të nevojshme për të rivlerësuar jetën pas vdekjes së nënës së saj, Ans van den Herik. Ndërkaq, me anë të një postimi ajo shkroi:

Pas humbjes së nënës sime, unë vërtet luftova me depresionin e ndjekur nga një rikthim i sëmundjes lyme… stresi emocional dhe pikëllimi ndikuan fuqimisht në sistemin tim imunitar. As varësia ime nga telefoni nuk më ndihmoi, filloi të merrte kaq shumë kohë nga të qenit e pranishme në jetën time… Kuptova që ngadalë po fillojmë të humbasim artin e komunikimit dhe ai po krijon një vetmi të thellë brenda nesh.

Yolanda i përshkroi 9 muajt e fundit si një “rivendosje të mrekullueshme” dhe një kohë për të “thyer zakonin e marrjes së telefonit 50 herë në ditë”.

Të mësoj të përqendrohem te vetja, udhëtimi im shëndetësor dhe të jem e pranishme në këtë moment të jetës sime. Koha është ngadalësuar dhe ndihem shumë më e qetë, me më shumë kohë për t’u ulur dhe për të lexuar një libër, kohë për t’u rilidhur me njerëzit, për të qenë krijuese dhe më e rëndësishmja për të kaluar kohë me familjen time. Jam e emocionuar që jam kthyer dhe shoh se çfarë keni bërë të gjithë.

Rikujtojmë se ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” u diagnostikua me sëmundje të rëndë, kronike neurologjike Lyme pasi një mjek zbuloi një infeksion aktiv në trurin e saj në vitin 2012. Ajo më vonë iu nënshtrua një procedure TVAM (Modulimi Autonom Transvaskular) në vitin 2016. Trajtimi synon të lehtësojë pacientët nga simptomat e Lyme, që përfshijnë lodhjen dhe mjegullën e trurit. Në kujtimet e saj, “Believe Me: My Battle with the Invisibility of Lyme Disease”, Yolanda zbuloi se sëmundja dikur e shtyu atë të mendonte për vetëvrasje.

Sjellim në vëmendje se Yolanda është kritikuar së fundmi nga ndjekësit pasi njëra nga vajzat e saj, Bella zbuloi se bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare. Përdoruesit e Twitter-it e kanë kritikuar Hadid për lejimin e fëmijve të saj që të bënin operacione në një moshë kaq të re, madje disa kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë një nënë të keqe.