Celebrities Gossip Showbiz

“Je një nënë e tmerrshme…”/Yolanda Hadid kritikohet pas deklaratave të fundit të Bella-s!

Mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda është kritikuar së fundmi nga ndjekësit pasi njëra nga vajzat e saj, Bella zbuloi se bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare. Përdoruesit e Twitter-it e kanë kritikuar Hadid për lejimin e fëmijve të saj që të bënin operacione në një moshë kaq të re, madje disa kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë një nënë të keqe. Dikush shkoi se:

Yolanda është është një nënë e tmerrshme. Ajo inkurajon çrregullimet e të ngrënit dhe e ka lënë vajzën e saj para adoleshencës të bëjë një operacion estetik?

Të tjerë kritikuan ish-modelen për faktin se Bella fshinte trashëgiminë e saj palestineze. Një komentues duke iu referuar martesës së Yolandës me Mohamed Hadid shkroi se:

Ajo me të vërtetë u martua me një burrë palestinez dhe më pas u zemërua me fëmijët e saj që kishin tiparet për ta provuar këtë.

Pak ditë më parë, Bella zbuloi për ‘Vogue’ se ishte penduar për operacionin në hundë sepse përfaqësonte historinë e saj familjare.

Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi.

Bella Hadid, foli edhe për periudhën kur ajo ishte nën hijen e motrës së saj më të madhe Gigi, e cila iu bashkua industrisë së modelingut e para.

Unë isha motra më e shëmtuar. Isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, as aq e shoqërueshme. Kjo është ajo që njerëzit thonin për mua. Dhe për fat të keq, kur një gjë thuhet shumë herë, ju thjesht e besoni atë. Gjithmonë ndihesha sikur kisha diçka për të provuar. Njerëzit mund të thonë gjithçka për mënyrën se si dukem, për mënyrën se si flas, për mënyrën se si veproj. Por në shtatë vjet nuk mungova kurrë në një punë, anulova një punë, apo u vonova në një punë. Askush nuk mund ta thotë kurrë se unë nuk kam punuar për gjërat që kam arritur.