Vetëm disa orë pasi Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle u shpreh në intervistën me Oprah Winfrey-n se Kate Middleton e ka bërë për të qarë, kjo e fundit la të kuptohet se ka ndodhur e kundërta. Në një telefonatë me Jasmine Harrison për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Dukesha e Kembrixhit, kishte vendosur një palë vëthë me gur të çmuar rozë të quajtur ‘rhodochrosite’.
E veçanta e këtyre vëthëve ishte se në përshkrimin e produktit thuhej se ato paraqesin një kristal shërues me zemër rozë që rrezaton dashuri, dhembshuri dhe ndjenja të mira rreth e rrotull. Mos vallë gjendja emocionale e Kate nuk ka qenë e mirë dhe po kërkon shërim?! Nuk është hera e parë që Middleton ka vendosur këto vëthë, ajo fillimisht i vendosi për një angazhim publik në Londër me Princin William në muajin shtator.
Ndërkaq, Kate ka hedhur poshtë pretendimet se ajo e bëri Meghan-in të qajë ditë para dasmës së saj me Princin Harry, duke thënë se ndodhi e kundërta. Meghan nga ana tjetër nuk është shfaqur aspak e penduar pas intervistës.