Celebrities Sociale

Pas Leonardo DiCaprio, këngëtarja me famë botërore ngre zërin për Vjosën

Javë më parë, aktori hollivudian dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Leonardo DiCaprio iu bashkua fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Ai prezantoi fushatën e fondacionit “Blue Heart” në rrjetet sociale që u shpërnda kudo në rrjet.

Së fundmi, një deklaratë të gjatë rreth kësaj çështjeje shqetësuese e ka bërë edhe këngëtarja britanike Ellie Goulding për mbrojtjen e të gjithë Gadishullit Ballkanik. Ja çfarë shkuan ajo në postimin e saj në Instagram:

Gjithçka që bëjmë ka një ndikim tek njerëzit dhe planeti. Industria e veshjeve është një nga shkelësit më të këqij të abuzimeve të punës dhe ndotjes që nxit krizën e klimës. Nuk ka pse të jetë kështu.

@patagoniaeurope ka përdorur zërin e tyre në ‘Blue Heart’ një film që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik. Shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë dhe megjithatë ata janë nën kërcënim nga më shumë se 3,000 zhvillime të propozuara të hidrocentraleve të cilat do të shkatërronin jo vetëm zona të mëdha të habitatit natyror të paprekur më parë, por edhe kulturat e shumta dhe të larmishme të rajonit.

Një film i dytë për këtë çështje mjedisore do të lançohet në kanalet e Patagonia Europe në muajt e ardhshëm. Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë rreth luftës së vazhdueshme për të mbrojtur këtë rajon duke i ndjekur.