Gossip

Ellie Goulding shfaq për herë të parë barkun e rrumbullakosur!

Këngëtarja britanike Ellie Goulding, 39 vjeç, është fotografuar së fundmi duke shijuar një shëtitje romantike në Kensington të Londrës, ku për herë të parë ka ekspozuar hapur barkun e shtatzënisë.

Artistja u shfaq në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit 28-vjeçar Beau Minniear, me të cilin është lidhur publikisht që prej shtatorit 2025.

Çifti u pa i veshur thjesht dhe sportiv, me xhaketa të mëdha të fryra. Ellie kishte kombinuar veshjen me pantallona të ngushta dhe atlete të zeza, ndërsa një kapuç i bardhë i jepte pamjes një stil casual. Beau, nga ana tjetër, dukej i relaksuar me veshje sportive dhe kapuç gri, teksa nuk i kursente përqafimet dhe momentet e afërsisë me partneren e tij shtatzënë.

Prej disa muajsh, Ellie dhe Beau kanë kaluar pushime së bashku në Itali, ku aktori ka ndarë në rrjetet sociale disa foto intime nga momentet private të çiftit.

Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të jetë aktive profesionalisht, duke u shfaqur edhe në skena provokuese në videoklipin e saj më të fundit, Destiny.

Ellie Goulding është nënë e një djali katërvjeçar, Alfred, nga martesa e saj e mëparshme me Caspar Jopling. Ajo ka folur hapur për jetën sentimentale, duke pranuar se ka pasur lidhje të ndërlikuara me burra, por edhe marrëdhënie me gra, të cilat i ka përshkruar si toksike, kalimtare, por shpesh plot pasion.

Sipas saj, dashuritë e forta dhe të rralla shpesh shndërrohen në frymëzim për këngët e saj.

Artistja pritet të publikojë shumë shpejt albumin e saj të gjashtë dhe ka theksuar se po përpiqet të shijojë çdo moment të kësaj faze të jetës, duke e konsideruar shtatzëninë si një eksperiencë personale dhe të jashtëzakonshme.

Kjo dalje publike vjen pas paraqitjes së saj në Fashion Awards në dhjetor dhe shënon herën e parë që Ellie shfaqet hapur me barkun e rrumbullakosur, duke reflektuar lumturinë dhe diskrecionin që po e shoqëron lidhjen e saj të re dhe zgjerimin e familjes.