Këngëtarja britanike Ellie Goulding, 39 vjeçe, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin Beau Minniear, ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj sentimentale, duke zbuluar se gjatë periudhave të saj “toksike, të shkurtra dhe pasionante” me burra, ka pasur edhe lidhje me gra.
Artistja i ndau këto detaje gjatë një paraqitjeje në reality show-n “Love Thy Nader”, ku foli hapur për përvojat emocionale që kanë shoqëruar marrëdhëniet e saj ndër vite.
Dashuria më emocionuese vjen gjithmonë për një arsye, është toksike, kalimtare, tepër pasionante dhe e bukur në të njëjtën kohë
-u shpreh Ellie, duke shtuar se këto përjetime personale shpesh kthehen në frymëzim për krijimet e saj muzikore.
Ajo po përgatitet të publikojë albumin e saj të gjashtë në studio, i cili pritet të dalë në muajt në vijim, sipas DailyMail.
Ellie Goulding është nënë e një djali katërvjeçar, Alfred, nga martesa e saj e mëparshme me Caspar Jopling. Që prej shtatorit 2025, ajo është në një lidhje me aktorin Beau Minniear, ndërsa shtatzëninë e bëri publike në dhjetor të po atij viti, gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Fashion Awards 2025.
Përtej muzikës, Ellie njihet edhe për angazhimin e saj humanitar. Ajo shërben si ambasadore globale e OKB-së për mjedisin dhe është e përfshirë aktivisht në iniciativa për mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe në projekte që mbështesin gratë e pastreha.