Ellie Goulding ka thyer heshtjen pas surprizës së madhe të shtatzënisë, vetëm dy ditë pasi u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq të Fashion Awards në Londër.
Këngëtarja 38-vjeçare konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin 28-vjeçar, aktorin Beau Minniear, duke i lënë fansat të habitur dhe të emocionuar.
E veshur me një ansambël të personalizuar nga dizajneri Willy Chavarria, Ellie shkëlqeu në Royal Albert Hall, ku jo vetëm mahniti publikun, por dha edhe lajmin e bukur.
Në postimin e saj të parë pas eventit, ajo ndau foto nga mbrëmja glamuroze dhe falënderoi Chavarria-n për veshjen që e bëri të ndihej “e fuqizuar dhe absolutisht e mrekullueshme”.
Ndërkohë që po shijon këtë kapitull të ri në jetën personale, Ellie nuk ka harruar as karrierën. Burime të afërta zbulojnë se këngëtarja po përgatitet të publikojë albumin e ri në fillim të vitit 2026, duke e avancuar datën e lansimit për t’iu përshtatur ardhjes së fëmijës. Thuhet se projekti do të sjellë një stil krejtësisht të ri nga artistja britanike.
Historia e dashurisë me Beau nisi vetëm gjashtë muaj më parë, pasi Ellie u nda nga bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, me të cilin ka një djalë katërvjeçar, Arthur.
Ellie Goulding është në kulmin e lumturisë, një bebe në horizont, një album i ri në ardhje dhe një dashuri që po lulëzon me shpejtësi. Fansat tashmë mezi presin lajmet e radhës!